Thursday, 18. June 2026
Sport

Trabzonspori nis negociatat për Zhegrovën

GS 14/06/2026 1 Min. Lesezeit

Mediumi turk “Fanatik” ka bërë të ditur të dielën se drejtuesit e Trabzonsporit kanë nisur bisedimet për transferimin e futbollistit kosovar të Juventusit, Edon Zhegrova.

“Transferimi i Edon Zhegrovës është në krye të agjendës së Trabzonsporit”, shkruan “Fanatik”.

Zhegrova 27-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030. Por ai pati pak hapësirë te Juve gjatë edicionit 2025/2026.

Sulmuesi i krahut e mbylli edicionin pa gol të realizuar. Madje nuk pati asnjë asistim në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Teilen: