Gjermania e nisi Kupën e Botës 2026 me një fitore të thellë 7-1 ndaj Curaçao-s.
Në Houston, Nmecha zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të duke kaluar gjermanët në avantazh, ndërsa më pas erdhi momenti historik për Curaçaon. Comenencia, mundi Neuerin me një gjuajtje të devijuar dhe shënoi golin e parë të ekipit të tij kombëtar në turne në minutën e 21-të.
Megjithatë, gjermanët më pas shpërthyen me Schlotterbeck, Havertz (dy gola), Musiala, Broën dhe Undav, duke marrë shpejt kryesimin në Grupin E.
Teilen: