Monday, 15. June 2026
Sport

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

GS 14/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Mario Ilievski e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me skuadrën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur të dielën klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ilievski edicionin e fundit ishte sulmuesi kryesor i Prishtinës. Në të gjitha garat realizoi 13 gola dhe bëri 5 asistime. Ai iu bashkua Prishtinës verën e kaluar si lojtar i lirë.

“Mario Ilievski dhe Prishtina do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku deri ne 2029. Sulmuesi më efikas i skuadrës sonë në edicionin e kaluar ka vazhduar bashkëpunimin me klubin, duke mbetur pjesë e bardhekaltërve edhe për tri vite të tjera. Ilievski aktualisht po vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar, ndërsa të gjithë në klub i dëshirojmë shërim te shpejtë dhe e presim rikthimin e tij në fushë, për të vazhduar aty ku e la dhe për të udhëhequr repartin ofensiv të FC Prishtinës me gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme”, ka shkruar Prishtina.

Teilen: