Monday, 15. June 2026
Futboll

🔥 Real Madrid me goditje të dyfishtë ndaj Atletico-s. Perez shkatërron planet e rivalëve me një lëvizje të vetme

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Bernardo Silva dhe Marc Cucurella ishin dy nga objektivat kryesore për merkaton e verës për Atletico Madridin. Madje mes palëve ka pasur edhe bisedime dhe negociata konkrete.

Për dy lojtarët në fjalë ka pasur interes edhe nga ana e Barcelonës, sidomos për Bernardo Silva, por gjithë situata ndryshojë, falë Jose Mourinhos. Mesfushori portugez zgjodhi të bashkohet me “The Special One”, duke refuzuar dy gjigantët e tjerë të La Ligës.

Situata për Cucurella ka qenë më ndryshe. Atletico Madrid ka qenë e gatshme të paguajë shifrën 50 milionë euro të kërkuar nga Chelsea dhe të plotësonte kërkesat ekonomike të lojtarit. Në fund në mënyrë të habitshme, mbrojtësi i majtë zgjodhi të transferohej te Real Madrid, ku firmosi një kontratë 6-vjeçare.

Teilen: