Pierre-Emile Hojbjerg pritet të largohet nga Olimpique Marseille gjatë janarit, për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare të klubit francez. Danezi u përfol edhe gjatë verës për një largim të mundshëm. Pati interes nga Milan dhe disa klube të tjera, por në fund lëvizja nuk ndodhi.
Sipas Foot01, Hojbjerg është emri i parë në listën e Juventusit për merkaton e janarit. Mesfushori danez shihet si profili i duhur për të forcuar mesfushën e bardhezinjve dhe karakterstikat e tij përshtaten më së miri me profilin që kërkon trajneri Luciano Spalletti.
Në anën tjetër, edhe ish-sulmuesi i Juventusit, Nicklas Bendtner, beson se bashkatdhetari i tij do të ishte një përforcim i shkëlqyer për skuadrën italiane.
“Juve është qartazi në një fazë rindërtimi dhe do të ishte interesante ta shihje atje një lojtar si Hojbjerg”, tha Bendtner në një prononcim për Gianluca Di Marzio. Vlera aktuale e mesfushorit danez në treg sipas Transfermarkt është 15 milionë euro.