Monday, 15. June 2026
Futboll

E kërkon Real Madrid dhe Barcelona, Josko Gvardiol vendos për të ardhmen nga… SHBA

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Josko Gvardiol i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Kroati ka qenë në radarin e Real Madridit dhe Barcelonës. Megjithatë, Gvardiol i grumbulluar aktualisht me Kroacinë në Botëror, ka vendosur të vazhdojë kontratën me klubin aktual, Man. City-n.

Kontrata aktuale e Gvardiol skadon në vitin 2028, por 24-vjeçari kroat do të rinovojë me “Qytetarët” deri në vitin 2031. Si shpërblim për besnikërinë e treguar ndaj klubit, për Gvardiol do të ketë një rritje të ndejshme rroge.

Në këtë situatë, Barcelona e Real Madrid duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera për qendrën e mbrojtjes.

Teilen: