Tuesday, 16. June 2026
Futboll

Francë-Senegal, formacionet zyrtare. “Gjelat” për ta nisur me këmbë të mbarë, “Luanët e Terangës” për të bërë surprizën

GS 16/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në “MetLife Stadium” do të luhet sonte ndeshja e parë e grupit I, Francë-Senegal. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps konsiderohen si një nga favoritët e mëdhenj të këtij kompeticioni dhe sot do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë.

“Luanët e Terangës” që drejtohen nga Pape Bouna Thiaw duan të lënë pas “hidhërimin” në Kupën e Afrikës dhe të tregojnë gjithë forcën e tyre në këtë Botëror.

Pavarësisht se Franca është favoritja kryesore për të fituar këtë takim, Senegali ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Përballja e fundit mes tyre ka qenë në Kupën e Botës 2002, ku Franca që vinte si kampionia në fuqi mposhtej në ndeshjen hapëse 0-1.

France XI: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo, Tchouameni, Rabiot; Doue, Olise, Dembele, Mbappe

Senegal XI: Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhate, Diouf; Gueye, Camara, Gueye; Mane, Jackson, Sarr

Teilen: