Wednesday, 17. June 2026
Futboll

Scaloni: Mos u habisni me ato që bën Messi, ai ka 20 vjet që mahnit të gjithë botën

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Scaloni, mbeti i mahnitur pasi tregolëshi i Lionel Messi i dha fitoren 3-0 ndaj Algjerisë, në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës 2026.

Nuk gjej fjalë për Leo. Çfarë mund të them? Ai është i jashtëzakonshëm“, tha Scaloni pas ndeshjes. Messi bëri histori të martën kur barazoi rekordin për më shumë gola në Kupën e Botës, 16 gola, njësoj me Miroslav Klose.

Nuk ka të bëjë me një rastësi. Ai e ka bërë këtë për 20 vjet. Njerëzit që shikojnë futboll duan ta shohin atë, nuk janë vetëm argjentinasit. Përtej rezultatit, ne duhet ta shijojmë atë. Ajo që ai transmeton në botë është e pabesueshme“, tha Scaloni.

Mezzi u largua nga fusha me një duartrokitje dhe tifozët të ngritur në këmbë. “Është e vështirë të shpjegohet, por nuk jemi të befasuar nga ajo që bën ai sepse e shohim çdo ditë,” tha Scaloni në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Më tej, ai tha: “Për sa kohë që Leo dëshiron, ai do të jetë më i miri; ai e ka bërë këtë në çdo ndeshje për 20 vjet. Është emocionuese ta shikosh atë, për këdo që e do futbollin. Ai është diçka e vështirë për t’u shpjeguar.”

Teilen: