Ronaldo Nazario iu bashkua vlerësimeve për Lionel Messin pasi ky i fundit shkroi sërish histori me tregolëshin në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, në debutimin e Botërorit 2026. Ish-sulmuesi brazilian nuk la vend për dyshime, duke e cilësuar Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Duke komentuar faktin që Messi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, braziliani deklaroi: “Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe fakti që ai i theu nuk çudit askënd që e njeh futbollin. Për më tepër, Argjentina është kampionia në fuqi e këtij kompeticioni”.
Më tej, “Fenomeni” shtoi: “Sa herë që Messi zbret në fushë, gjithçka bëhet historike dhe elegante. Ka ardhur koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Messi vazhdon të performojë në çdo sezon dhe në Kupën e Botës, megjithatë ende ka njerëz që dyshojnë tek ai. Kjo ishte një natë e paharrueshme dhe historike, që do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë”.