Cristiano Ronaldo(në moshën 41 vjeç e 132 ditë, u bë lojtari më i vjetër që nisi si titullar) nuk arrin t’i përgjigjet Leo Messit (i cili shënoi një tregolësh) dhe Portugalia dështon në debutimin e saj, duke barazuar 1-1 kundër një Republike Demokratike të Kongos, një ekip jashtëzakonisht kompakt. Ndeshja nisi në mënyën e duhur për portugezët, të cilët shënuan me shansin e tyre të parë: krosi i Cancelos, goditja me kokë e Joao Neves dhe rezultati është 1-0 pas gjashtë minutash.
Megjithatë, që nga ajo pikë, Portugalia i nënshtrohet sulmeve kongoleze dhe nuk kërcënon më për rreth gjashtëdhjetë minuta, me Cristiano Ronaldon të pakapshëm dhe të papërshtatshëm. Kongo përgjigjet mirë me Wissa dhe Bakambu, por shansi i madh i takon Kayembes. Diogo Costa shpëton dhe, për momentin, siguron rezultatin.
Një gol barazimi është në ajër dhe vjen në kohën shtesë të pjesës së parë, me Wissa (50′) që vulos rezultatin. Martinez u përgjigj duke futur në lojë Conceiçao në fillim të pjesës së dytë, dhe Portugalia pa golin e Cancelos të anulohej (pozicion jashtë loje).
Vetëm në minutat e fundit, me Leao dhe Gonçalo Ramos që mbështesnin dyshen CR7-Conceiçao në një formacion sulmues 4-2-4, Portugalia e rifitoi me forcë epërsinë terrtoriale. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Barazim 1-1, një pikë e artë për afrikanët dhe një debutim i dështuar për evropianët.