Flamurtari ka zgjedhur Oltijon Kërnajën për t’i besuar misionin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Ish-trajneri i Partizanit është emëruar sot zyrtarisht në krye të stolit kuqezi.
“Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, Oltijon Kernaja! Me besim te puna, përkushtimi dhe vizioni i tij, i urojmë shumë suksese në drejtimin e skuadrës sonë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Oltijon!”, – shktuhet në njoftimin e klubit vlonjat në faqen zyrtare.
Flamurtari nuk mundi të qëndronte në Superiore, ku kthehej pas disa vitesh. Skuadra vlonjate u drejtua në javët e fundit të kampionatit nga Andi Ribaj, pas shkarkimit të italianit Moriero.
Vlonjatët po organizohen për sezonin e ri dhe tashmë kanë një trajner të ri, që do të ndërtojë ekipin me pretendime për Superioren.