UEFA ka bërë publike masat e marra prej saj në lidhje me ‘fair play’-in financiar të klubeve europiane. Në shenjëstër ka qenë Roma, që është gjobitur me 6 milionë euro.
Dy milionë euro gjobë janë për kalimin e objektivit intermediar për ushtrimin financiar të mbyllur në 2025-ën dhe katër të tjera, sepse Roma ka çuar një raport mes kostove dhe të ardhurave të skuadrës mbi 70% për vitin kalendarik 2025.
Milan, Monaco, Besiktas, Inter, PSG, Royal Antwerp dhe Trabzonspor kanë arritur objektivin final të akordit, duke respektuar rregullin e përfitimeve futbollistike në sezonin 2025/26 (duke mbuluar periudhat e referimit të përfunduara në 2023, 2024 e 2025).
Olympique Marseille rrezikon të përjashtohet nga Europa League. Organi i kontrollit financiar të klubeve në UEFA ka konstatuar se klubi francez nuk ka respektuar akordin e firmosur në 2022-shin, sipas të cilit duhej të kishte një bilanc sipas standardeve të fair play-it financiar (një defiçit jo më të madh se 60 milionë euro në 3 sezone).
Janë marrë në konsideratë pjesërisht argumentet e Marseille në lidhje me rënien e të drejtave televizive në tregun francez, prandaj dhe UEFA nuk e ka përjashtuar menjëherë nga Europa League e sezonit të ri. Klubit francez i është dhënë një vit kohë për të rregulluar situatën, në të kundërt do të përjashtohet automatikisht nga të gjitha kompeticionet europiane 2027-2028.
OM i ka paguar më shumë se sa duhet lojtarët e saj, duke thyer normat e fair-play-it financiar.