Thursday, 18. June 2026
Sport

Martinez i del në mbrojtje Ronaldos

GS 18/06/2026 2 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka mbrojtur vendimin për ta mbajtur Cristiano Ronaldon në fushë në barazimin befasuses 1:1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të grupit në Botërorin 2026, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që ai të zëvendësohej në një ndeshje ku skuadra kishte nevojë të shënonte.

“Nuk ka kuptim ta heqësh nga loja golashënuesin më të madh në historinë e futbollit, në një ndeshje ku kishim nevojë për gola”, ka deklaruar Martinez pas ndeshjes.

Trajneri i Portugalisë vlerësoi se eksperienca dhe instinkti i Ronaldos në zonën e penalltisë mbeten elemente vendimtare për ekipin kombëtar.

“Eksperienca e tij në zonën e penalltisë është thelbësore. Çdo lojtar ka rolin e vet në fushë dhe kur mendojmë për të shënuar gola, Cristiano duhet të jetë i pranishëm”, u shpreh ai, duke përmendur rolin e Ronaldos për të krijuar hapësira në fazën sulmuese.

Ai ka thënë se problemi në ndeshjen ndaj Kongos ishte që skuadra nuk arrinte të çonte topin në zonën e rrezikshme të kundërshtarit.

Ronaldo është kritikuar gjerësisht pas barazimit të Portugalisë ndaj Kongos për shkak të paraqitjes zhgënjyese. Portugalia luajti zbehtë, duke regjistruar vetëm një goditje në portë, golin e Joao Neves me kokë në minutën e gjashtë.

Ndeshja tjetër e Grupit K i takoi Kolumbisë, që mposhti Uzbekistanin 3:1.

Ndeshja e ardhshme e Portugalisë është ndaj Uzbekistanit.

Teilen: