Thursday, 18. June 2026
Sport

Afrika e Jugut dhe Çekia në kërkim të fitores së parë

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Çekisë dhe ajo Afrikës së Jugut do të luajnë në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Botërorit 2026.

Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 18:00.

Të dyja përfaqësueset i humbën ndeshjet e para. Çekia u mposht 2:1 nga Koreja e Jugut, kurse Afrika e Jugut u mposht 2:0 nga Meksika, ndeshje të cilën e përfundoi me nëntë futbollistë.

Çekia dhe Afrika e Jugut synojnë këndelljen për të shpresuar në avancim tutje.

Sphephelo Sithole dhe Themba Zwane u përjashtuan nga loja ndaj Meksikës dhe janë të suspenduar për këtë ndeshje. Çekia është favorite.

Teilen: