Thursday, 18. June 2026
Sport

Botërori/ Gjyqtari Kovacs do të arbitrojë ndeshjen e 1000-të të Kupës së Botës

GS 18/06/2026 2 Min. Lesezeit

Istvan Kovacs do të ketë nderin të arbitrojë ndeshjen e 1000-të të FIFA-s. Organizmi më i lartë i futbollit ndërkombëtar, e ka caktuar arbitrin rumun për të drejtuar ndeshjen e 1,000-të në historinë e Kupës së Botës, të organizuara nga FIFA , pikërisht përballjen e Grupit F midis Tunizisë dhe Japonisë, që do të zhvillohet në stadiumin Monterrey më 20 qershor.

Kovács do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Ferencz Tunyogi dhe Mihai Marica, me kostarikanë Juan Calderón dhe Juan Carlos Mora që do të shërbejnë si gjyqtar i katërt dhe gjyqtar ndihmës rezervë, për një nga ndeshjet e veçanta në historinë e gjatë dhe të rëndësishme të turneut.

Drejtori i Përgjithshëm i Arbitrazhit të FIFA-s dhe Kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, tha se zgjedhja e Kovaç, ndonëse është një nder i veçantë, u bazua thjesht në kriteret e rregullta të aplikuara për të zgjedhur arbitrin më të mirë për këtë ndeshje.

“Për ndeshjen e 1,000 në historinë e Kupës së Botës të FIFA-s, ne zgjodhëm arbitrin që mendojmë se është më i miri. Për  Kovaç është një privilegj dhe nder i madh pasi ai tashmë do të ketë diçka shtesë në karrierën e tij dhe në historinë e FIFA-s”.

Për këtë ndeshje, Kovaç do të veshë një uniformë të veçantë, me disa detaje të arta, me trofeun dhe numrin 1,000 mbi të.

Teilen: