Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të rikthehet tek Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e tij nga Mallorca.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Muriqi pritet të mbërrijë sonte në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të përmbyllë fazën e fundit të negociatave për transferim, transmeton lajmi.net.
Avioni me sulmuesin kosovar do të ulet në Aeroportin Sabiha Gökçen, në terminalin e linjave të jashtme, rreth orës 21:00.
Pas testeve mjekësore dhe finalizimit të marrëveshjes, pritet që transferimi të zyrtarizohet, duke shënuar rikthimin e Muriqit në klubin ku më parë ka lënë gjurmë të rëndësishme./lajmi.net/
Teilen: