Thursday, 18. June 2026
Sport

Gjiganti anglez në garë për Barcola

GS 18/06/2026 2 Min. Lesezeit

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, ndërsa Mikel Arteta synon të forcojë repartin ofensiv para sezonit të ri

.

Sipas raportimeve të The Independent, “Topçinjtë” aktualisht kryesojnë garën për reprezentuesin francez, megjithëse edhe Liverpooli po monitoron nga afër situatën e tij.

Barcola raportohet se është i hapur për një kalim në Premier League, teksa e ardhmja e tij në Paris mbetet e paqartë.

23-vjeçari konsiderohet si një lojtar që mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e formacionit të Arsenalit. Ai do të sillte konkurrencë të fortë për Gabriel Martinellin dhe Leandro Trossardin në krahun e majtë të sulmit.

Raportet sugjerojnë se Barcola po e mendon seriozisht largimin nga PSG këtë verë. Një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në këtë vendim është fakti se ai nuk ishte titullar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku PSG mposhti pikërisht Arsenalin.

Kampionët e Francës e vlerësojnë lojtarin rreth 60 milionë funte dhe preferojnë ta mbajnë në skuadër. Megjithatë, drejtuesit parisienë nuk e përjashtojnë mundësinë e një shitjeje nëse situata ndryshon gjatë merkatos.

Ndërkohë, Arsenali vazhdon të ndjekë edhe yllin e Aston Villas, Morgan Rogers, dhe nuk përjashtohet mundësia që londinezët të tentojnë transferimin e të dy futbollistëve gjatë kësaj vere.

Interesimi për Barcolan është rritur edhe më shumë pas paraqitjeve të tij me Francën në Kupën e Botës, ku ai shënoi në fitoren 3-1 ndaj Senegalit. Për këtë arsye, vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij pritet të merret vetëm pas përfundimit të aventurës së Francës në Botëror.

Teilen: