Thursday, 18. June 2026
Sport

Ekskluzive/ Marvin Çuni transferohet në Slloveni, sulmuesi shqiptar firmos me Olimpija Ljubljanën

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar Marvin Çuni është zyrtarisht një lojtar i Olimpija Ljubljanës. RTSH Sport mëson se 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin slloven. 250 mijë euro ka përfituar Rubin Kazan (klubi që zotëronte kartonin e lojtarit) nga ky transferim.

Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar Çuni ishte huazuar te skuadra e Barit në Serie B. Me ekipin italian sulmuesi shqiptar u aktivizuar në 15 ndeshje, teksa shënoi 1 gol.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, ndonëse në moshë të re, është aktivizuar me Sampdorian, Frozinonen dhe Barin në Itali, Rubin Kazanin në Rusi dhe Saarbrucken dhe Paderborn në Gjermani.

Çuni është formuar si futbollist në Gjermani dhe ka qenë pjesë e skuadrave të moshave (U17 dhe U19) të Bayernit të Mynihut. 24-vjeçari është gati për një eksperiencë të re në karrierë dhe synon që të japë më të mirën te Olimpija Ljubljana, skuadër që militon në elitën e futbollit slloven.

Teilen: