Thursday, 18. June 2026
Sport

Republika Çeke, “paqe” me Afrikën e Jugut në Atlanta

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Raundi i dytë i fazës së grupeve në Kupën e Botës nisi në Atlanta me një ndeshje të Grupit A midis Republikës Çeke dhe Afrikës së Jugut. Ekipi evropian e nisi fort, duke qenë pranë kalimit të epërsisë me anë të Schick pas 50 sekondash. Mbrojtja e Afrikës së Jugut u dobësua dhe u ndëshkua menjëherë në minutën e gjashtë nga gjuajtja me të majtën e Sadilek.

Lojtarët e Broos reaguan vetëm në fund të pjesës së parë me një gjuajtje të Maseko të pritur pasi Kovar kishte humbur topin. Çekët e nisën përsëri më mirë pjesën e dytë, por Ëilliams u tregua vigjilent.

Afrika e Jugut fiton një 11-metërsh në minutën e 81-të, Sulc ndali topin me dorë brenda zonës, Makoena tregohet i saktë nga pika e bardhë duke vendosur baazpeshën, 1-1.

Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati, me dy skuadrat që ndodhen në kuotën e një pikë, ndërkohë Meksika dhe Korea e Jugut në këtë grup ndodhen në kuotën e 3 pikëve me një ndeshje të luajtur.

Teilen: