Thursday, 18. June 2026
Sport

Pas trajnerit, Flamurtari prezanton edhe Drejtorin e ri Sportiv

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Një erë e re po fryn te Flamurtari. Mëngjesin e sotëm klubi vlonjat zyrtarizoi Oltijon Kernajës si trajnerin e ri, ndërsa në mbrëmje është prezantuar edhe drejtori sportiv,

Fabian Beqja është Drejtori i ri Sportiv i klubit vlonjat. 32-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë, ndërsa me herët ka luajtur edhe për Flamurtarin.

Beqja “ka varur” këpucët në gozhdë dhe është gati për një eksperiencë të re, tashmë në rolin e drejtuesit.

“Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen Drejtuesit të ri Sportiv të klubit, Fabian Beqja.

I urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me ngjyrat kuqezi, në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen e Flamurtarit!”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

Teilen: