Friday, 19. June 2026
Sport

Agim Ademi uron KFV Kosova (P) për titullin kampion në Ligën e Veteranëve të Kosovës

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar klubin KFV Kosova (P) për triumfin në Ligën e Veteranëve të Kosovës, pas fitores në finalen ndaj KFV Prizrenit me rezultat 3:1.

Në urimin e tij publik, Ademi ka përgëzuar futbollistët dhe stafin e skuadrës për arritjen e titullit kampion, duke vlerësuar kontributin e tyre në promovimin e futbollit veteran në vend, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se Liga e Veteranëve vazhdon të dëshmojë se pasioni për futbollin nuk njeh moshë, ndërsa ish-futbollistët mbeten shembull i përkushtimit dhe vlerave sportive që duhet të shërbejnë si inspirim për gjeneratat e reja.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi ka uruar kampionët për suksesin e arritur, duke e cilësuar këtë triumf si një dëshmi të vazhdimësisë së dashurisë për sportin dhe futbollin në Kosovë./lajmi.net/

Teilen: