Sunday, 21. June 2026
Sport

Gresa Bakraqi fiton medalje argjendi në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

GS 21/06/2026 1 Min. Lesezeit

Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar duke u ngjitur sërish në podiumin e Kampionatit Ballkanik të Atletikës.

Ajo fitoi medaljen e argjendtë në garën e mbajtur në Volos të Greqisë, me kohën 9:37.26 minuta.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar sportisten për suksesin e arritur, duke vlerësuar paraqitjen e saj në këtë garë.

Teilen: