Sunday, 21. June 2026
Sport

Formacionet zyrtare Spanjë – Arabia Saudite

GS 21/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte në orën 18:00, Grupi H i Botërorit 2026 nxehet me përballjen mes Spanjës dhe Arabisë Saudite në Atlanta, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë pas barazimeve në xhiron hapëse.

Spanja, vjen nga një barazim zhgënjyes 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër ku dominoi posedimin por dështoi të shënonte, duke zgjatur ecurinë pa fitore në Botëror në katër ndeshje.

Në krahun tjetër, Arabia Saudite mori një pikë të madhe pas barazimit 1-1 me Uruguain dhe synon të qëndrojë e pamoshur në dy ndeshjet e para për herë të parë në histori, duke u bazuar te portieri Mohammed Al-Owais, i cili bëri nëntë pritje në ndeshjen e parë.

Formacionet zyrtare:

Spanja (4-2-3-1): Simon – Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella – Pedri, Rodri – Lamine Yamal, Olmo, Oyarzabal – Baena.

Arabia Saudite (5-3-2): Al Owais – Al Dawsari, Tambakti, Lajami, Al Amri, Al Harbi – Al Khaldi, Al Dawsari, Al Juwayr – Al Buraikan, Abdulhamid.

Teilen: