Me shtatë pritje, përfshirë një spektakolare përballë Maxim de Cuyper, portieri iranian Alireza Beiranvand i siguroi një pikë ekipit të tij kundër Belgjikës të dielën në Kupën e Botës.
Paraqitja e tij në këtë ndeshje mund të konsiderohet si një majë e lartë e arritur prej një portier, i cili shquhet për rivëniet e tij jashtëzakonisht të gjata.
Dora e tij e shtrirë është kthyer në një makth për belgët, të cilët do të përndiqen prej atij episodi. Alireza Beiranvand numëron 88 ndeshje me Iranin, por nëse do të kishte dëgjuar këshillën e babait dora e tij mund të kishte veshur kurrë dorezat e futbollit.
“Më kërkoi të punoja dhe madje më grisi uniformën dhe dorezat”, ka treguar portieri gjatë një interviste të dhënë për “Guardian” në 2018.
Në vendlindjen e tij, Lorestan, një provincë malore në Iranin perëndimor, i riu u rrit në një familje barinjsh nomadë, ku futbolli nuk ishte përparësi. Për të vazhduar të luante, Beiravand zgjodhi një zgjidhje disi radikale, duke u larguar nga shtëpia për në Teheran.
Historia, e treguar në këtë mënyrë, tingëllon si një përrallë. Por ta portretizosh si të tillë do të thoshte të anashkaloje vështirësitë e adoleshentit, pa para dhe pa strehë në kryeqytetin e frikshëm.
I detyruar të kalojë netë të gjata në rrugë, ai jetoi me punë të rastësishme, ndonjëherë si punëtor fabrike, ndonjëherë si larës makinash, kur nuk mundi të bënte pica ose punë mirëmbajtjeje.
Karriera e tij në futboll nuk është më pak e trazuar. Ai filloi të bënte emër falë talentit të tij, por ishte fatkeq pasi u përjashtua nga klubi i tij, Naft Tehran FC, për shkak të një dëmtimi.
Por, meqenëse mundësia ndonjëherë vjen për herë të dytë, ai u thirr përfundimisht nga ish-ekipi i tij dhe bëri debutimin e tij profesional në vitin 2011, në moshën 19 vjeçare. Naft Tehran nuk u pendua për këtë shans të dytë: me portierin e tyre të fortë, ky ekip, dikur i rënë në ligat rajonale, u vendos në krye të futbollit iranian dhe garoi, për herë të parë, në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe në finalen e Kupës në vitin 2015.
Në fillim të të njëjtit vit, Beiranvand mori thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar dhe, në moshën 24 vjeç, u transferua te një nga skuadrat më të mira të vendit, Persepolis.
Ai qëndroi atje për katër vjet, mjaftueshëm gjatë për të fituar një ftesë nga ekipi kombëtar, me të cilin luajti në Kupën e Botës 2018. Në Rusi ai ishte autor i një ndehsje të madhe përballë Amrokut si dhe i prit edhe një penallti Cristiano Ronaldo-s.
Beiranvand u dallua gjithashtu duke thyer rekordin për gjuajtjen më të gjatë (61 metra në vitin 2016). Lojtari më i mirë iranian i vitit 2019 natyrisht u përpoq, në moshën 28 vjeç në vitin 2020, të bënte hapin e madhe drejt Evropës ku në Belgjikë u transferua në Antëerp, por pati vështirësi të konkurronte me francezin Jean Butez.
Më pas u transferua në Portugali te Boavista, ku aventura rezultoi edhe më pak e frytshme (9 ndeshje). Pas këtyre dy dështimeve, kishte ardhur koha që portieri 1.95 metra i gjatë të kthehej në shtëpi, në prag të Kupës së Botës 2022, ku ai nuk arriti të kishte të njëjtin ndikim si në Rusi. Dy vjet dhe dy tituj te Persepolis, pastaj një transferim te Tractor SC, të cilin e udhëhoqi drejt titullit të tyre të parë në vitin 2025, dhe një vend që mbeti i paprekur në portën e ekipit kombëtar, deri në këtë Kupë Bote në SHBA. A.V.