Monday, 22. June 2026
Sport

Heroi i Kepit të Gjelbër që pushtoi globin në Kupën e Botës 2026

GS 22/06/2026 2 Min. Lesezeit

Një nga bukuritë e Kupës së Botës 2026 ka qenë fama që po përjetojnë lojtarë deri dje pothuajse të panjohur, të cilët tani po shkëlqejnë në skenën më të madhe të futbollit, duke përfaqësuar kombëtare që konsiderohen si “hirushja” e turneut.

Askush nuk e ilustron më mirë këtë sesa portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha. Heroizmat e tij kundër Spanjës në barazimin 0-0 e kthyen 40-vjeçarin në një sensacion të vërtetë, ndërsa numri i ndjekësve të tij në Instagram shpërtheu brenda pak orësh, shkruan The Independent.

I habitur dhe duke qeshur nga mosbesimi, Vozinha pa sesi 50 mijë ndjekësit e tij u shndërruan në më shumë se 1 milion, ndërsa vetëm 24 orë pas ndeshjes shifra arriti në 10 milionë. Për krahasim, kjo është më shumë se sa kanë ylli i NBA-së dhe i Francës, Victor Wembanyama (6.2 milionë), apo quarterback-u i NFL-së, Patrick Mahomes (6.4 milionë).

“Çmenduri, kjo është çmenduri,” tha Vozinha për kanalin brazilian në YouTube, CazeTV, pas ndeshjes që e shndërroi atë në një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës deri tani.

Megjithatë, emocionet e Vozinhës nuk kishin të bënin vetëm me historinë që ai dhe Kepi i Gjelbër po shkruanin në fushë. Ai u përlot edhe për mungesën e nënës së tij në stadium, e cila nuk kishte mundur të udhëtonte për shkak të problemeve me vizën.

Nga një portier pak i njohur i një kombëtareje të vogël, Vozinha është shndërruar brenda pak ditësh në një nga figurat më të dashura dhe më të njohura të Kupës së Botës 2026.

Teilen: