Monday, 22. June 2026
Sport

Zyrtare: Rustem Hoxha largohet nga Dinamo

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Rustem Hoxha nuk është më një lojtar i Dinamos. Klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me ish-kapitenin.

“FC Dinamo bën me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rustem Hoxha. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e falënderojnë Hoxhën për kontributin e dhënë me fanellën blu gjatë 3 sezoneve, ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Gjithashtu, i urojmë suksese lojtarit në vazhdim të karrierës!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: