Monday, 22. June 2026
Sport

Nga Apolonia te Teuta, prezantohet sulmuesi që spikati në Kategorinë e Parë

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Teuta vazhdon të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi durrsak ka prezantuar afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin Mmesoma Umejiego.

Ai spikati sezonin e kaluar me fanellën e Apolonisë në Kategorinë e Parë, ku shënoi 10 gola në 13 ndeshje.

“KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego, i cili bashkohet me skuadrën durrsake nga KF Apolonia.

Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku realizoi 10 gola në 13 ndeshje me fanellën e Apolonisë, duke konfirmuar cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Klubi i uron Mmesoma Umejiegos mirëseardhje në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën e Teutës”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Teilen: