Tuesday, 23. June 2026
Futboll

Mourinho kërkon një 9-sh të mirëfilltë, Perez “peshkon” në Bundesligë

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit transferimin e një sulmuesi 9-sh të mirëfilltë. Ideja e “The Special One” është një sulmues si tip Joselu, i cili edhe pse nuk luante titullar, ishte shumë i nevojshëm për rotacionin në ekip dhe mbi të gjitha për vlefshmërinë e tij në momentet vendimtare.

Emri i zgjedhur nga Mourinho është Serhou Guirassy, sulmuesi i Borussia Dortmundit, i cili sezonin e fundit kontriboi me 17 gola dhe dy asiste. Guirassy është nën kontratë me klubin verdhezi deri në vitin 2028, vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

Paga e sulmuesit është rreth 9.4 milionë euro në sezon, një shifër e konsiderueshme, megjithëse e menaxhueshme për një klub si Real Madrid. Ardhja e Guirassy nuk ndryshon planet e Mourinhos për Endrick. Braziliani do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid dhe të ketë minutat e tij në dispozicion.

Teilen: