Largimi nga Milan dhe rikthimi në Bundesligë te Leipzig, duket se i ka bërë mirë Christopher Nkunku. Ndryshe nga vjet në Serie A, ku shënoi 7 gola në 32 ndeshje, francezi ka shënuar 4 gola në Bundesligë këtë sezon, në pesë javët e para.
Ai ishte protagonisti kryesor në fitoren e sotme të Leipzig 6-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt. Fillimisht shënoi në minutën e 5-të, pas asistit të Antonio Nusa, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Leipzig pas 5 minutahs lojë.
Më pas francezi shënoi edhe dy gola të tjerë në fund të pjesës së parë, në minutat 41′ dhe 44, duke kompletuar tregolëshin e tij. Leipzig e mbylli pjesën e parë në avantazh të përgjithshëm 4-0, ndërsa shënoi dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke fituar përfundimisht 6-0.
Kujtojmë se Nkunku është huazuar me të drejtë blerjeje te Leipzig për 28 milionë euro dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, është e sigurt që klubi gjerman do të paguajë në fund të këtij sezoni shumën e kërkuar nga Milan për kartonin e tij.