Bernard Berisha nuk është më pjesë e Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar me një postim në rrjetet sociale se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin. Sulmuesi anësor mbërriti në radhët e bluve në fillim të sezonit të kaluar, luajti 33 ndeshje, shënoi 1 gol dhe 4 asiste.
Njoftimi i klubit:
FC Dinamo njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Bernard Berisha.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e falënderojnë Bernardin për atë çfarë ai dha me fanellën blu gjatë sezonit të kaluar.
I urojmë lojtarit suksese në të ardhmen! Faleminderit Bernard Berisha!
Teilen: