Çështja mund të përfundojë në gjykatë. Sulmuesi argjentinas kriset me skuadrën spanjolle, që refuzoi 150 milionë euro nga Reali.
Julian Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico Madrid. Pas fitores së Argjentinës kundër Austrisë, që kurorëzoi Messi-n si mbret të golave botërorë, sulmuesi deklaroi se dëshiron të ndryshojë skuadër.
“Ndoshta nuk është ky momenti i duhur për të folur, – tha Alvarez, – por jam një njeri i ndershëm dhe ia kam bërë të ditur qëndrimin tim klubit. Kam shumë respekt për tifozët dhe klubin, por besoj se është momenti më i përshtatshëm për të gjithë që të bëhet ky transferim në verë. Nuk mund të fshihem, dua të realizoj një ëndërr”.
Deklarata e Julian Alvarez vjen pak ditë pas ofertës 150 milionë euro të Realit, e refuzuar nga Atletico. Po tani, çfarë mund të ndodhë. Skuadra tjetër që ka bërë një propozim është Barcelona, por edhe në këtë rast nuk ka hapje bisedimesh.
“Kush do Alvarez, – thonë tek Atletico – duhet të paguajë klauzolën 500 milionë euro”. Ka shumë nga ata që mendojnë se kjo histori do të shkojë në gjykatë, – sepse në teori – nuk mund të kontaktohet një futbollist që është në kontratë pa autorizimin e skuadrës që ka kartonin e tij.
Botërori i Alvarez duket i ngadaltë. Pas një muaji me dhimbje në kavilje, ai ka luajtur pak në vend të Lautaro Martinez, pa mundur të lërë gjurmë. Ndoshta trajneri Scaloni e aktivizon titullar kundër Jordanisë në ndeshjen e fundit në grup, pasi kualifikimi është siguruar. Alvarez nuk është i njëjti me 4 vjet më parë, kur ishte mes protagonistëve të titullit që argjentinasit e prisnin prej 36 vitesh.