Tuesday, 23. June 2026
Sport

Dembele dhe sulmi i fuqishëm i Francës

GS 23/06/2026 3 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, më në fund gjeti ritmin në fitoren 3:0 ndaj Irakut. Dhe Dembele vetëm ka dëshmuar se çfarë sulmi të frikshëm ka Franca në fakt.

Rezultati dhe paraqitja përforcuan ndjenjën se Franca mund të jetë edhe më e rrezikshme se në vitin 2018, kur e fitoi titullin, apo se ekipi që arriti në finale katër vjet më parë.

Te Franca secili sulmues mund të shënoi gola dhe të jetë vendimtar, për dallim nga Argjentina që bazohet thuajse plotësisht te Lionel Messi.

Në ndeshjen e parë të Francës, Michael Olise dhe Kylian Mbappe morën vëmendjen. Të hënën pos Mbappes që shënoi dy gola, shkëlqeu edhe Dembele që u dëshmoi të gjithëve pse është fitues në fuqi i Topit të Artë.

Sulmuesi i PSG-së kishte meritat më të mëdha për golin e dytë të Mbappes, pasi shfrytëzoi maksimalisht një gabim të irakianëve. Më pas shënoi gol për fitoren pa telashe të Francës.

Për ndeshjen ndaj Senegalit, kishte vlerësime se Dembele nuk kishte ndikim sa të tjerët në sulm. Por kjo teori ra poshtë në ndeshjen ndaj Irakut.

Mbappe e kishte mbrojtur publikisht Dembelen, duke ngulur këmbë se ai ishte sulmuesi më i mirë i Francës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Senegalit dhe se lëvizja e tij krijoi hapësirë që të tjerët e shfrytëzuan.

Festa e Mbappes pasi shënoi golin e dytë me Irakun, tregoi shumë. Në vend se të përjetonte një tjetër gol në Botëror, Mbappe u kthye kah Dembele, që ishte vendimtar.

Mirëkuptimi i sulmuesve të Francës ishte përsëri i dukshëm gjatë gjithë ndeshjes. Olise orkestroi pjesën më të madhe të rrezikut midis vijave. Ai ishte i pafat që nuk shënoi, kur goditja parabolë përfundoi në traversë. Olise e përfundoi ndeshjen me dy asistime.

Franca, si pak përfaqësuese të tjera, ka luksin që të mbajë sulmues shumë të rrezikshëm në stol. Desire Doue dhe Rayan Cherki u aktivizuan si zëvendësues. Ata shtuan energji dhe kreativitet në një sulm tashmë të pandalshëm.

Bradley Barcola, që luajti në vend të Doues, kishte shënuar pasi luajti si zëvendësues ndaj Senegalit.

Gjithë këta lojtarë mund të vendosin lehtë secilën ndeshje të Botërorit. Marcus Thuram, që pati edicion të suksesshëm tek Interi, po shikonte nga stoli shkëlqimin e bashkëlojtarëve.

Teilen: