Tuesday, 23. June 2026
Sport

Ronaldo zhbllokohet dhe thyen rekorde, Portugalia mposht me goleadë Uzbekistanin

GS 23/06/2026 1 Min. Lesezeit

Portugalia siguroi fitoren e parë në Kupën e Botës, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultatin e thellë 5-0.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të (goli i tij i gjashtë radhazi në Kupën e Botës, një rekord i të gjitha kohërave), dhe Nuno Mendes dyfishoi epërsinë me një goditje dënimi pas çerek ore.

Para përfundimit të pjesës së parë, CR7 shënoi përsëri dhe vendos një tjetër rekord, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Portugalisë në historinë e Kupës së Botës me 10 gola.

Në pjesën e dytë, Nematov shënoi një autogol, ndërsa Leao, që hyri në lojë në minutën e 83-të, shënoi golin e 5-të, që vulosi këtë fitore të thellë të portugezëve.

Pas kësaj fitoreje Portugalia merr kryesimin e grupit K me 4 pikë pas 2 ndeshjeve të luajtura.

Teilen: