Wednesday, 24. June 2026
Sport

Palestra i thotë “Po” Chelsea për 6 milionë euro në sezon, tërbohet Interi

GS 24/06/2026 2 Min. Lesezeit

Dukej gjithçka e mbyllur me zikaltrit, por lëvizjet e agjentit dhe oferta më e lartë ekonomike e londinezëve përmbysën gjithçka. Atalanta përfiton 55 milionë euro.

Marco Palestra nuk do të luajë në Milano, nuk do të veshë fanellën e Interit, që kishte dashur për shumë kohë dhe që i ishte bërë gati sipas masës. Lojtari anësor u kishte dhënë fjalën zikaltërve, por tashmë ka ndryshuar ide papritur.

Në merkato ndodh edhe kështu, sidomos kur bëhet fjalë për shumë euro mes transferimit dhe komisioneve të agjentëve. Italiani do të luajë në Premier League, në Chelsea-n e ri të Xabi Alonso, që i ka ofruar më shumë se dyfishin e pagës në krahasim me atë të Interit. Nga 2.5 milionë eurot e presidentit Beppe Marotta dhe drejtorit sportiv Piero Ausilio, ka kaluar në rreth 6 milionë eurot e londinezëve.

Shifrat janë krejtësisht jashtë merkatos së Interit, që nuk do të bëjë asnjë tentativë tjetër dhe do të kërkojë diku tjetër për pasuesin e Denzel Dumfries. Konsiderohet i humbur një objektiv strategjik, pasi Palestra do të ishte vërtet një investim.

Interi kishte menduar ta prezantonte Palestrën në mes të kësaj jave, pastaj erdhi uragani blu që përmbysi gjithçka. Agjenti i lojtarit, Alessandro Lucci, kishte një akord me zikaltrit, por pastaj tregoi ofertën shokuese të Chelsea, që ka një propozim më bindës edhe për Atalantën: 55 milionë euro dhe kuota në rast rishitjeje.

Tek Interi shqetëson për momentin “vrima” në të djathtë, pas largimit të Dumfries. Palsetra kërkohej me ngulm edhe nga trajneri Christian Chivu, ndërsa klubi zikaltër ndihet i zhgënjyer, madje i tërbuar nga fundi i një tratative që e konsideronte të mbyllur.

Teilen: