Wednesday, 24. June 2026
Sport

Mungon një i kuq për Bellingham, Queiroz ironik: Ka më VAR në Botëror, a funksionon?!  

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Gana nuk ka qenë aspak e kënaqur me arbitrimin e Said Martinez nga Hondurasi, pas barazimit 0-0 me Anglinë. Ganezët kanë pretendime për një karton të kuq të munguar ndaj Jude Bellingham, i cili ka mbuluar gojën me duar, teksa fliste me Jordan Ayew.

Po ashtu, Gana pretendon edhe për një penallti të mohuar në fundin e ndeshjes, pas një faulli të Ezri Konsa ndaj Prince Adu.

Trajneri i Ganës, Queiroz, iu drejtua një funksionari të FIFA-s gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, duke deklaruar:

“Nuk jam i sigurt, nëse VAR-i funksionon ende në Botëror. Kemi akoma VAR? Funksionon? Kam dyshime, sepse ishte një penallti neto kundër Anglisë. Duket se ai që ishte në VAR kishte shkuar të pinte kafe. Është e natyrshme, edhe mua më pëlqen të pi ndonjë kafe herë pas here, por ishte një penallti neto”.

Teilen: