Wednesday, 24. June 2026
Sport

Haaland snobon Hollywood-in, norvegjezi tregon pse refuzoi ftesën e Tom Holland   

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Nga Botërori amerikan Erling Haaland ka shpjeguar pse e ka injoruar ftesën për darkë të Tom Holland gjatë Çmimit të Madh të Formula 1 në Monako:

“Për të qenë i sinqertë, ishte pak e sikletshme. Ishim në Monako për Formulën 1 dhe aty më erdhi një mesazh. Nuk shikoj shumë filma, kështu që nuk e kam idenë se kush janë aktorët.

Ishte një tip që më kërkonte, nëse mund të darkonim bashkë, por nuk e kisha parë kurrë më parë, kështu që nuk e mora mundimin t’i përgjigjesha. Thjesht nuk doja t’i përgjigjesha një të panjohuri”, – ka thënë sulmuesi norvegjez, i cili ka qenë protagonist me golat e tij në dy ndeshjet e zhvilluara deri tani nga “vikingët”.

Teilen: