Wednesday, 24. June 2026
Sport

Yamal mania, kërkimet në Google për yllin spanjoll u rritën 448% pas golit të parë

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli i Spanjës dhe Barcelonës, Lamine Yamal, është bërë edhe më i famshëm me golin e tij të parë në një Botëror, që e ka futur atë mes 10 golashënuesve më të rinj në historinë e turneut.

Impakti i atij goli ka qenë i menjëhershëm. Sipas të dhënave të mbledhura nga ekspertët e JD Sports, kërkimet në Google për “fanellën e Lamine Yamal” janë rritur me 448% në Spanjë gjatë 24 orëve pas ndeshjes me Arabinë Saudite.

Interesi për numrin 19 të kombëtares iberike reflekton përmasat, me të cilat figura e tij ka kaluar fushën e sportit për t’u shndërruar në një ikonë globale.

Lamine Yamal konsiderohet si një nga lojtarët kyç të Spanjës, që shihet si një nga favorite për të fituar Kupën e Botës. Pa të në fushë, skuadra e trajnerit De la Fuente hasi jo pak vështirësi.

Teilen: