Wednesday, 24. June 2026
Sport

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

GS 24/06/2026 2 Min. Lesezeit

Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se skuadra e tij ishte e frustruar nga një prej paraqitjeve më të forta mbrojtëse që ka parë ndonjëherë.

Të martën mbrëma Anglia u ndal në barazim pa gola nga Gana, ndonëse llogaritej favorite e madhe.

Tucheli u ka bërë thirrje tifozëve që të qëndrojnë pozitivë.

“Kishim mjaftueshëm goditje dënimi për të vendosur ndeshjen, por nuk ishim mjaftueshëm klinikë”, ka shtuar Tuchel.

Ai ka theksuar se merr më shumë gjëra të mira se të këqija nga ndeshja.

Tuchel është i vetëdijshëm se tifozët mund të jenë të nervozuar pasi Anglia dështoi të përsëriste lojën sulmuese që e shfaqi ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë.

Anglia e kishte topin në 78.8 për qind të kohës në ndeshjen ndaj Ganës. Është përqindja më e lartë në Botëror e një përfaqësueseje që nuk ia doli të realizojë gol, që kur nisën të mbahen statistikat në vitin 1966.

Tuchel gjithashtu tha se kapiteni Harry Kane nuk kishte gjasa të humbte në vazhdim të Botërorit një shans aq të mirë të cilin nuk e konkretizoi në ndeshjen e së martës mbrëma. Pasi zëvendësuesi Nico O’Reilly goditi traversën, topi u kthye në mënyrë të përkryer për Kanen. Por ylli anglez gjuajti mbi portë, pak minuta para fundit.

“Në 99 nga 100 raste, ai do ta shndërrojë këtë shans në gol”, tha Tuchel.

Anglia i ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para. E pret Panamanë e eliminuar të shtunën në ndeshjen e fundit në grup. Tifozët anglezë presin reagimin e ekipit. Anglia vlerësohet prej pretendenteve për titull të botës.

Teilen: