Wednesday, 24. June 2026
Sport

Pochettino paralajmëron vazhdimin e punës te SHBA

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Mauricio Pochettino nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pas Kupës së Botës 2026.

Pochettino tha se i ka thënë Federatës së Futbollit të SHBA-së se është “i hapur” për një kontratë të re. Por ka shtuar se çdo negociatë do të duhet të ndodhë pas turneut. Plani i Pochettinos është ta dërgojë përfaqësuesen amerikane të futbollit sa më larg të jetë e mundur në Kupën e Botës.

“Tani jemi të përqendruar në Kupën e Botës. Pastaj, nëse duam të qëndrojmë, kemi muaj për të folur, ose ditë, ose javë. Sepse janë katër vjet deri në Kupën e Botës të ardhshme”, tha Pochettino.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Amerikanët kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjen e fundit të Grupit D e luan kundër Turqisë.

Teilen: