Wednesday, 24. June 2026
Sport

TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, tha se “nuk e meritoi” çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, në barazimin pa gola kundër Ganës.

“Të them të drejtën, nuk e meritoja. Ndoshta duhet t’i kishte takuar njërit prej mbrojtësve të Ganës që u mbrojtën mirë. Pata disa momente kur ishte e vështirë të hyja në lojë dhe jam mirënjohës për këdo që votoi. Por ndoshta duhet t’i kishte takuar ndonjërit prej mbrojtësve të ekipit kundërshtar”, është shprehur mesfushori i Real Madridit.

Anglia ndeshjen e fundit të Grupit L e luan kundër Panamasë.

Teilen: