PSG i është shtuar listës së shumë klubeve që duan mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Christ Inao Oulaï. 20-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Bastia te Trabzonspor për 5.5 milionë euro, ndërsa sot vlen të paktën mbi 40 milionë euro. Por, vlera e tij mund të rritet akoma edhe më shumë, pas paraqitjeve të fundit në Botëror.
Christ Inao Oulaï ka pasur dy perfomanca shumë të mira në dy ndeshjet e para në Botëror, në fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit dhe në humbjen 2-1 ndaj Gjermanisë.
20-vjeçari konsiderohet si një mesfushor tejet premtues dhe jo më kot ndiqet nga shumë klube të mëdha. Klubi i fundit që është futur në garë për mesfushorin është edhe PSG, përveç klubeve të tjera si Barcelona, Chelsea, Leipzig etj.
Madje, Chelsea ka dërguar një ofertë zyrtare 40 milionë euro që është refuzuar nga Trabzonspor. Klubi turk mësohet se kërkon bmi 50 milionë euro.