Wednesday, 24. June 2026
Sport

A do të luajë në Kupën e Botës 2030? Messi lë të hapur gjithçka

GS 24/06/2026 2 Min. Lesezeit

Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet edhe në Kupën e Botës 2030, duke lënë derën e hapur për një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ylli argjentinas po shkëlqen në Botërorin 2026, ku tashmë ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 18 gola. Messi theu rekordin e legjendës gjermane, Miroslav Klose, i cili kishte realizuar 16 gola.

Kapiteni i Argjentinës e nisi turneun me një het-trik ndaj Algjerisë, ndërsa më pas shtoi edhe dy gola në fitoren ndaj Austrisë, duke e çuar në 18 numrin e golave në skenën më të madhe të futbollit.

Megjithëse do të ishte 43 vjeç në Botërorin e ardhshëm, Messi nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes.

“Nuk e di. E vërteta është se nuk po e mendoj këtë tani. Duket larg, por siç kam thënë, dua të fokusohem tek e tashmja. Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të kontribuoj, të ndihem mirë fizikisht dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarët”, ka deklaruar Messi.

Cilët janë mbajtësit e rekordeve të Kupës së Botës?

Për momentin, fokusi i tetë herë fituesit të Topit të Artë mbetet te Botërori 2026, ku Argjentina synon të mbrojë titullin e kampionit të botës, ndërsa Messi vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori.

Teilen: