Thursday, 25. June 2026
Sport

Cristiano vendos një rekord të pathyeshëm, por shikoni kush është SHQIPTARI që qëndron në krah gjigantëve të botës

GS 25/06/2026 2 Min. Lesezeit

Të shënosh në një Kampionat Evropian apo Kupë Bote është ëndrra e çdo futbollisti.

Të shënosh në disa turne radhazi, është një arritje që u rezervohet vetëm kampionëve. Por të shënosh në 11 turne të ndryshëm madhorë, është një rekord që kalon kufijtë e njerëzores.

Statistikat e fundit tregojnë një dominim absolut dhe një rekord që, me shumë gjasa, do të mbetet i pathyeshëm përgjithmonë: Cristiano Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës në plot 11 turne të ndryshëm të UEFA EURO dhe FIFA World Cup. Një shifër stratosferike, që e lë ndjekësin më të afërt shumë hapa pas.

Por, ajo që e bën këtë klasifikim jashtëzakonisht të veçantë dhe një motiv krenarie për ne, është emri që shfaqet në elitën e kësaj liste. Me 6 turne të ndryshëm ku ka lënë gjurmë me gola, renditet shqiptari Xherdan Shaqiri.

See also  Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës (Video)Edhe pse në arenën ndërkombëtare ai përfaqëson fanellën e kombëtares së Zvicrës, talenti nga Gjilani ka dëshmuar se ka stofin e një prej lojtarëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Shaqiri gjendet në një shoqëri absolute “monstrash” të futbollit, duke ndarë të njëjtën shkallë (me 6 turne secili) me dy legjenda të sulmit gjerman, Jürgen Klinsmann dhe rekordmenin e Kupave të Botës, Miroslav Klose.

Ndërkohë që pozicionet me 10, 9, 8 dhe 7 turne janë ende bosh, duke dëshmuar hendekun absurd që Ronaldo ka krijuar me pjesën tjetër të botës, prania e një shqiptari në “Top 4” lojtarët evropianë me këtë vazhdimësi është thjesht monumentale.

See also  Tirana në ZI, ndërron JETË tragjikisht VAJZA e futbollistit bardheblu!Klasifikimi i lojtarëve evropianë që kanë shënuar në më shumë turne të ndryshëm (EURO/Botëror):

11 turne – Cristiano Ronaldo

6 turne – Xherdan Shaqiri , Jürgen Klinsmann , Miroslav Klose

Ndërsa bota përkulet para pathyeshmërisë së Cristiano Ronaldos, ne nuk mund të mos krenohemi me të majtën magjike të shqiptarit Shaqiri, i cili ka gdhendur emrin e tij përgjithmonë në historinë e futbollit evropian dhe botëror.

Teilen: