Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari luajti disa minuta në ndeshjen e parë kundër Katarit. Por ai mbeti në stol kundër Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, vlerëson Jasharin, por i vjen keq që nuk mund t’i bëjë vend në ekip.
“Më dhemb që nuk mund ta aktivizoj Ardonin. Ai po stërvitet shumë mirë, por me Xhakën dhe Freulerin, kemi një dyshe të mirë të vendosur në mesfushë”, shpjegoi Yakin.
Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë e aktivizimit të tij në një pozicion tjetër.
“E kam konsideruar edhe aktivizimin e tij në krah. Ndoshta edhe si mbrojtës i majtë. Është shumë inteligjent, ka qëndrueshmëri të madhe dhe është i fortë në ndërhyrje. Është një djalë i mirë dhe është gati kur kam nevojë për të”, ka theksuar Yakin.