Friday, 26. June 2026
Sport

Manchester City siguron mesfushorin Elliot Anderson, paketë 150 milionë euro për Forest

GS 26/06/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Enzo Maresca do të ketë shumë shpejt një mesfushor të ri në dispozicion: Elliot Anderson është vetëm një hap larg Manchester City.

Sipas shtypit sportiv britanik, akordi me Nottingham Forest është shumë afër. “Citizens” ofrojnë një paketë prej 150 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset, prandaj dhe në fundjavë pritet të firmoset marrëveshja.

Elliot Anderson aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Anglisë në Botëror dhe do t’i kryejë vizitat mjekësorë të rastit në SHBA. Pas kësaj lëvizjeje, Nottingham Forest do të hidhet në merkato për të zëvendësuar anglezin dhe mes emrave më të kuotuar janë Lucas Bergvall i Tottenham dhe Davide Frattesi i Interit.

Teilen: