Friday, 26. June 2026
Sport

Faza nokaut sjellë duelin mes Holandës dhe Marokut

GS 26/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ka nisur të marrë formë faza e parë nokaut e Kupës së Botës në futboll.

Pas ndeshjeve të fundit në grupet E, F dhe D, çifte të reja janë përcaktuar për 1/16 e finales së Botërorit.

Ashtu si pritej, SHBA-ja do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën në Kaliforni më 1 korrik.

Nikoqirja tjetër, Kanadaja, do të luajë po ashtu në SHBA në fazën e parë nokaut. Do ta ketë përballë Afrikën e Jugut.

Ndoshta ndeshja më interesante e fazës së parë nokaut do të jetë ajo mes Marokut dhe Holandës. Të dy përfaqësueset janë të mbushura me lojtarë cilësorë.

Derisa Holanda e fitoi Grupin F, Maroku mbeti i dyti në Grupin C, por me pikë të barabarta me Brazilin.

Brazilianët në raundin e parë të eliminimit direkt do të përballen me Japoninë e papërshtatshme.

Ka edhe të tjera përfaqësuese të kualifikuara, por që duhet të presin zhvillimin e ndeshjeve për të mësuar kundërshtarët.

Teilen: