Friday, 26. June 2026
Sport

Tension para ndeshjes Egjipt-Iran në fundjavën e “Pride”: Nuk duam evente Lgbtq+!

GS 26/06/2026 2 Min. Lesezeit

Distancohet presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Dy federatat duan të parandalojnë ceremonitë dhe aktivitetet e komunitetit Lgbtq+.

Polemika e fundit e Kupës së Botës ka ngjyrat e ylberit. Ato të flamurit të komunitetit Lgbtq+, që sot, si prej 50 vitesh në këtë vend, do të sfilojë në rrugët e Seattle, në fundjavën e “Pride”.

Për këtë arsye, komiteti organizator lokal i kishte kërkuar FIFA-s ta quante sfidën e programuar më 26 qershor në “Lumen Field” si “Pride match”. Në dhjetor duart e Rio Ferdinand shortuan Egjiptin dhe Iranin në të njëjtin grup dhe kalendari i ka vënë përballë pikërisht në ndeshjen e fundit, pikërisht atë dedikuar përfshirjes së komunitetit Lgbtq+.

Problemi lidhet me faktin se në të dy vendet homoseksualiteti është një vepër penale, që në Iran mund të ndëshkohet deri në dënim me vdekje.

Në janar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte distancuar nga iniciativa, duke shpjeguar se “të njëjtën ditë në Seattle është një event i organizuar nga shoqatat jashtë tonës dhe që nuk ka të bëjë me kupën”. Si kompensim, FIFA lejoi praninë e flamujve ylber në stadiume, “por pa riferim specifik dhe konform standardeve të parashikuara”.

Irani dhe Egjipti kishin shprehur mospajtimin menjëherë pas shortit, duke e quajtur iniciativën “irracionale”, sepse “është kundër vlerave tona kulturore dhe fetare”. Pak orë para ndeshjes Federata Iraniane e Futbollit ka shtuar se “do të parandalojë ceremonitë apo aktivitetet promocionale” në mbështetje të komunitetit Lgbtq+ gjatë ndeshjes. Për mënyrën e këtij “parandalimi” nuk janë dhënë detaje.

Teilen: