Kombëtarja e Norvegjisë ka bërë disa ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Francës, e cila është e funditnë kuadër të Grupit I.
Të dyja kombëtaret që do të përballen nga ora 21:00, tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Te Norvegjia nuk do të jenë startues mesfushori Martin Odegaard dhe sulmuesi Erling Haaland, i cili në dy ndeshjet e para të Botërorit, ka realizuar katër gola.
Në fakt, Norvegjia ka bërë shumë ndryshime në formacion dhe duket se trajneri Stale Solbakken është i fokusar te faza nokaut.
Në anën tjetër, Francës i është kthyer në përbërje Aurelien Tchouameni kurse sulmi përbëhet nga Ousmane Dembele, Kylian Mbappe, Michael Olise e Desire Doue.
EdheMbappe ka katër gola të realizuara deri më tani.
Si Norvegjia ashtu edhe Franca, tashmë kanë siguruar kalimin në fazën nokaut të Botërorit pasi kanë nga 6 pikë të tubuara.
Formacionet zyrtare:
Norvegjia: Egil SELVIK, Leo OSTIGARD, Fredrik Andre BJORKAN, Henrik FALCHENER, Patrick BERG, Fredrik AURSNES, Kristian Thorstvedt, Thelo AASGAARD, Andreas SCHJELDERUP, Oscar BOBB, Jorgen STRAND LARSEN.
Franca: Mike MAIGNAN, Dayot UPAMECANO, Jules KOUNDE, Theo HERNANDEZ, Maxence Lacroix, Manu KONE, Aurelien TCHOUAMENI, Ousmane DEMBELE, Kylian MBAPPE, Michael OLISE, Desire DOUE.