Saturday, 27. June 2026
Sport

“Tripletat” më të shpejta në Kupën e Botës, Dembele shkruan historinë

GS 27/06/2026 2 Min. Lesezeit

“Tripleta” e Ousmane Dembélé kundër Norvegjisë bëhet pjesë e historisë së Kupës së Botës. Sulmuesi i Francës shënoi një nga tripletat më të shpejta në këtë garë, duke e kompletuar atë në minutën e 32-të. Por ky nuk është i vetmi rekord që ai theu me këto tre gola…

NJË TRIPLETË HISTORIKE – Ousmane Dembélé rrëmben skenën në Kupën e Botës me një tripletë shumë të shpejtë kundër Norvegjisë: gola në minutat e 7-të, 20-të dhe 32-të, është tripleta e dytë më i shpejtë ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës.

Sulmuesi francez bëhet gjithashtu lojtari i parë që nga viti 1994 që shënon një tripletë brenda pjesës së parë dhe i katërti që e bën këtë në një Kupë Bote si fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, pas Eusebios në vitin 1966, Rummenigge në vitin 1982 dhe Cristiano Ronaldos në vitin 2018.

Ja tripletat më të shpejta në historinë e Kupës së Botës:

1. ERICH PROBST

I shënoi në në 24 minuta

Kupa e Botës 1954, Austri-Çekosllovaki 5-0

Gola u shënuam në minutat 4’, 21’ dhe 24’.

2. OUSMANE DEMBÉLÉ

I shënoi në 32 minuta

Kupa e Botës 2026, Francë-Norvegji 4-1

Gola u shënuan në minutat 7’, 20’ dhe 32’

3. GARY LINEKER

I shënoi në 36 minuta

Kupa e Botës 1986, Anglia-Polonia 3-0

Golat u shënuan në minutat 8’, 13’ dhe 36’

4. GERD MÜLLER

I shënoi në 39 minuta

Kupa e Botës 1970, Gjermania Perëndimore-Peru 3-1

Golat u shënuan në minutat 19’, 26’ dhe 39’

5. GUSTAV WETTERSTRÖM

I shënoi në 44 minuta

Kupa e Botës 1938, Suedi-Kubë 8-0

Gola u shënuan në minutat 22’, 35’ dhe 44’

6. OLEG SALENKO

I shënoi në 44 minuta

Kupa e Botës 1994, Rusi-Kamerun 6-1

Golat u shënuan në minutat e 15’, 41’ dhe 44’

Në të njëjtën ndeshje, Salenko shënoi pesë gola, një rekord i të gjitha kohërave në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës.

Teilen: