Në Miami nuk ka fitues mes Kolumbisë dhe Portugalisë, të cilat marrin respektivisht vendin e parë dhe të dytë. Ndeshja ishte e luftuar prej të dy skuadrave edhe pse më konkret ishte formacioni amerikano-latin, i cili me zbritje të shpejta rrezikoi disa herë portën luzitane.

Ndërsa në Atlanta, Republika Demokratike e Kongos kaloi mes 32 më të mirave falë fitores 3-1 përballë Uzbekistanit! Në këtë takim skuadra afrikane bëri gjithçka mirë edhe pse e para në avantazh kaloi skuadra e drejtuar nga një ish-kampion botes si Canavaro falë Shomurodov (10’). Republika Demokratike e Kongos rreagoi menjëherë por VAR i anulloi golin Mbuku-t. Në pjesën e dytë Ëissa (68’, 91’) dhe Mayele (78’) i dhuruan kualifikimin historik formacionit të drejtuar nga Sebastien Desabre. A.V.